Faqët

Wednesday, May 3, 2023

Makfire Krasniqi - Shpresoj (Meditim)

Makfire Krasniqi











SHPRESOJ  

 (Meditim)

   Sot është një ditë e ftohtë dhe me shi , qe bie dalngadal pa iu berë vonë per asgjë.Dalë në terasën time dhe veshtroj me lotë ne sy se si bie dhe nuk ndalet ky shi.Hy dhe marr letërë e laps sepse nuk e di pse sot edhe zemra me pikon gjake aq shumë jam e lenduar.Shikoj rreth e rrotull dhe nuk shoh asgjë te bukur,më dukët se gjithcka është e vyshkur por sikurse unë.Më dridhën duart dhe sytë me mbushën lotë , kur pyes vetën pse... pse nuk mund ta kuptoj botën e cila dje ishte me e butë e sot ndryshe apo unë shumë besova ne iluzione te rrejshme.Më duket vetja sikur nje loder me te cilen luajn femijet nje kohe dhe prap e lene ne nje qoshe apo e prishin sepse nuk mendojn per me vone.Pra edhe mua me duket vetja si ajo loder pa vlere por qe dikur ishte e preferuara jone.Me dhemb zemra dhe nuk mund te bertas pse,pse,psenuk jane te gjith te dashur me zemer po veq siperfaqesor.Urrej kete bote e cila eshte mbushur urrejtje,iluzione fallco,genjeshtra dhe fanatizem.Por shpresoj se pas keti shiu do te dale ylberi dhe me ngjyrat e tije se paku te fal buzeqeshje,dashuri,mirësia dhe sinqeritet.Sepse keto jane gjerat me te qmuara qe mund ti kemi e qe na mungojn.

No comments:

Post a Comment