Faqët

Saturday, April 22, 2023

Makfire KRASNIQI - DITË FESTE...

Makfire KRASNIQI

 












DITË FESTE...

Sot është feste,por unë nuk kam as më të voglën fuqi te ngritëm dhe te gëzohem sic e do zakoni.Edhe natyra sikur është duke me thënë edhe unë jam më ty , sepse edhe ajo është e vranet dhe sa nuk ka filluar shiu t'i shoqëroj lotët e mi.Pa dëshirën time me vijnë kujtimet nga e kaluara që në keto festa ishim te lumtur dhe mezi prisnim te vinin ndoshta.Nuk kishim shumë,sikur sot,por sa paku kishim respektin qe nuk na mungonte.Kurse tash te mira me bollek por nuk kemi gjerat me te cmuara dashurine per njeri tjetrin, respekti dhe humanizmin qe kishim.Edhe ateher kishim njerez te dashur qe na mungonin por uleshim qanim bashk qeshnim bashk kurse ajo sot mungon,sepse zemrat me shume i kemi mbushur me smire,inate dhe nuk jemi me ata qe ishim.Sot keto festa i presim vet nuk na behet vone nese motres i mungon vllau, apo prinderve femijët e tyre por te gjithë presim keto festa te zymt sepse vdiq dashurija edhe pse e vramë vet sepse ngarendem nga ato gjera qe nuk kane vlere e harruam ata qe na duan me zemer e shpirt.Harroi vllau motren e cila ndoshta humbi te pamurit nga lotet per te,harruam prinderit te cilet ndoshta duke na pritur te jemi me ta nuk hengren as nuk qeshen por ju tha zemra sepse ne kemi mare rruget e botes per tu pasuruar me para e harruam qe pasurija me e madhe eshte dashurija qe kemi pas per njerezimin.Ngre syte nga qielli dhe duke denesur i lutem zotit te ja kthej motres vllaun prindit femijet sepse vetem ateher  mund te festojm me zemer.Te lutem o zot te pergjerohem dhe lotet mi mbyllin sytë!

No comments:

Post a Comment